"Përplasje te Kryeministria"/ Tensione me policinë dhe debate për gjobat ndaj protestuesve

Aktualitet

"Përplasje te Kryeministria"/ Tensione me policinë dhe

Kryeqyteti është përfshirë sërish nga protestat mbrëmjen e kësaj të hëne, ku disa qytetarë janë mbledhur para godinës së Kryeministrisë në kuadër të protestës së 28-të.

Tubimi është shoqëruar me tensione në terren, pasi rreth orës 19:45 janë regjistruar përplasje dhe debate të forta mes qytetarëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit.

Shkak i pakënaqësisë është bërë vendosja e gjobave administrative ndaj personave të konstatuar apo të fotografuar gjatë tubimeve.

Disa protestues kanë denoncuar se efektivët e policisë u kanë kërkuar mjetet e identifikimit në rrugë, duke i ndëshkuar me gjoba, ndërsa situata vijon të mbetet e tensionuar në zonën përreth bulevardit kryesor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion