Nis raundi i dytë i regjistrimeve në universitete, kujdes, kandidatët kanë dy ditë kohë për...

Aktualitet

1790324477_fakultetiihistorisedhefilologjise.jpg
Universitetet publike kanë hapur dyert për fazën e dytë të regjistrimeve për vitin e ri akademik.

Regjistrimi i fituesve të Raundit të Dytë nis sot dhe do të vijojë deri më 4 tetor, përmes 5 fazave 48-orëshe. Në këtë raund përfshihen kandidatët që nuk arritën të regjistrohen në raundin e parë, dhe u shpallën fitues, pasi aplikuan edhe njëherë për universitet.

Çdo kandidat i shpallur fitues ka dy ditë kohë për të kryer regjistrimin. Në të kundërt vendi i tij i kalon automatikisht kandidatit pasardhës në listën e pritjes.

Pas përfundimit të këtyre fazave do të hapet edhe periudha 24-orëshe e çregjistrimit, për kandidatët që dëshirojnë të ndryshojnë programin e studimit.

Në raundin e parë janë regjistruar pak më shumë se 16 mijë maturantë. Ndërkohë, ndër degët që nuk kanë më kuota të lira janë Mjekësia e Përgjithshme, Stomatologjia dhe Farmacia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion