Aksident "Rrogozhinë-Lushnjë", pla'gosen bashkëshortët, dëme të shumta materiale

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, pranë rreth-rrotullimit të Çermës.
Mësohet se një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur dhe për pasojë kanë shkuar në spital për mjekim.
Sakaq priten rrethanat e aksidentit.
Kujtojme, qe vendi është përballur me një seri aksidentesh të rënda rrugore përgjatë orëve të fundit, ku janë shënuar persona të plagosur dhe dëme të shumta materiale.
Ngjarjet më kritike janë regjistruar në akset kryesore nacionale, përfshirë autostradën Tiranë-Durrës dhe ndërprerjet urbane në rrethinat e Fierit e Elbasanit.
Sipas të dhënave paraprake nga Policia Rrugore, përplasjet kanë ardhur kryesisht si pasojë e parakalimeve të gabuara dhe shpejtësisë tej normave të lejuara. Në disa raste është dashur ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të emergjencës për nxjerrjen e drejtuesve nga mjetet e dëmtuara.
Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitaleve rajonale dhe Spitalit të Traumës në kryeqytet, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e plota të secilit incident.
Ndërkohë, autoritetet i bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.


