Rama pritet nga Macron në Paris, takim dypalësh në Forumin e Paqes

Politikë

Rama pritet nga Macron në Paris, takim dypalësh në Forumin e

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim dypalësh me Presidentin e Francës Emmanuel Macron, pasi do të marrë pjesë në Bordin e Paqes.

Kreu i qeverisë është ftuar nga presidenti Macron për të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, një platformë ndërkombëtare që këtë vit sjell në vëmendje rëndësinë e qeverisjes efektive për garantimin e paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe prosperitetit, në një kontekst të karakterizuar nga ndryshimet gjeopolitike, zhvillimet teknologjike dhe sfidat klimatike. 

Në kuadër të Forumit, Kryeministri Rama do të jetë pjesë e sesionit të posaçëm në formatin “Spotlight”, ku do të diskutojë mbi perspektivën evropiane dhe rëndësinë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për brezat e rinj. 

Kryeministri Rama do të jetë gjithashtu pjesë e Seancës Plenare të Forumit të Paqes në Paris, me temë “From Sovereignty to Cooperation”, e cila do të trajtojë dimensione të ndryshme të bashkëpunimit ndërkombëtar. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion