Vlorë, shtatë nxënëse të moshave 14-17 vjeçe denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual
Lajmifundit
/
6 November 2026, 14:27
Aktualitet

Një mësues i edukimit fizik është ndaluar në Vlorë, pasi shtatë nxënëse të shkollës ku ai jepte mësim e kanë kallëzuar për ngacmim seksual.
Nxënëset, të moshave 14 deri në 17 vjeçe, kanë deklaruar se 35-vjeçari i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës.
Sipas njoftimit të policisë, në kuadër të veprimeve hetimore është ndaluar shtetasi A. A., 35 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë mësues i edukimit fizik në këtë shkollë.
Autoritetet po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.


