Zbardhet dënimi nga gjykata, Ilir Beqaraj dënohet me 12.8 vite burg për ekzekutimin e Gentian Bejtjes

Aktualitet

Zbardhet dënimi nga gjykata, Ilir Beqaraj dënohet me 12.8 vite burg
Gjykata e Apelit e Tiranës ka dhënë vendimin për Ilir Beqarajn, i akuzuar për përfshirje në vrasjen e Gentian Bejtjes, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në Larushk të Fushë-Krujës.

Apeli e ka dënuar Beqarajn me 20 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar zbret në 12 vite e 8 muaj burg. Në shkallën e parë, ai ishte dënuar me 24 vite heqje lirie duke përfituar kështu zbritjen e dënimit me të paktën 4 vite.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, Beqaraj, i njohur edhe me mbiemrat Brahimi dhe Mançellari, ka pasur rolin e ndihmësit në atentat. Ai dyshohet se ka transportuar katër autorët e dyshuar pasi këta të fundit dogjën automjetin tip “Land Rover Discovery”, të përdorur në vrasje, në fshatin Hasan. Më pas, me një automjet tip “Golf 7”, i ka larguar në drejtim të Bubqit.

Përveç Beqarajt, në dosjen e kësaj ngjarjeje janë përfshirë edhe persona të tjerë.

Flodian Plaku, i njohur edhe me mbiemrat Mamo dhe Serjani dhe me nofkën “Pole Qorri”, dyshohet si një nga personat që morën pjesë drejtpërdrejt në ekzekutimin e Gentian Bejtjes. Ai është akuzuar për vrasje me paramendim, të kryer në bashkëpunim, si dhe për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit. Plaku u arrestua në Orikum më 3 gusht 2025, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Edison Haxhiu është një tjetër person i hetuar për këtë ngjarje. Ai dyshohej se kishte bashkëpunuar me Beqarajn dhe kishte ndihmuar në sigurimin e kushteve dhe mjeteve për kryerjen e atentatit. Në korrik 2025, Gjykata e Tiranës vendosi shuarjen e masës së arrestit dhe lirimin e tij nga burgu, për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion