FOTO / Ndahet nga jeta në moshën 50-vjeçare aktorja e Beverly Hills 90210

Aktorja amerikane Kimmarie Johnson, e njohur për rolin e saj në serialin e famshëm “Beverly Hills, 90210”, është ndarë nga jeta në moshën 50-vjeçare.
Lajmi u konfirmua nga mbesa e saj, Rhonda Scott, e cila bëri të ditur për TMZ se aktorja pësoi një problem serioz me zemrën, në banesën e saj në Los Angeles.

Johnson u transportua me urgjencë në spitalin Cedars-Sinai, ku mjekët konstatuan një gjendje të lidhur me aneurizmën e zemrës. Ajo ndërroi jetë të mërkurën pasdite, pasi zemra i pushoi së funksionuari.
Aktorja debutoi në ekran në vitin 1998, me një rol në serialin “Beverly Hills, 90210”. Një tjetër paraqitje e njohur ishte në komedinë e vitit 2000, “Dude, Ëhere's My Car?”, ku interpretoi personazhin Jumpsuit Chick, përkrah Ashton Kutcher.
E lindur në Pittsburgh, Johnson kishte nisur karrierën si modele, pasi kishte fituar kurorën Miss Pennsylvania USA në vitin 1992. Më vonë iu përkushtua aktrimit dhe krijoi edhe markën e saj të produkteve kozmetike.
Ajo lë pas djalin 23-vjeçar, Cameron. Mbesa e saj e kujtoi si një figurë shumë të rëndësishme në jetën e saj.


