“E qëllova...”, vr'au 29-vjeçarin gjatë gjuetisë, gjykata e Dibrës lë në burg 44-vjeçarin
Lajmifundit
/
6 November 2026, 14:17
Aktualitet

44 vjeçari Bledian Firi banues në Tiranë ka dalë para gjykatës së Dibrës këtë të premte për tu njohur me masën e sigurisë.
Prokuroria Dibër kërkoi arrest me burg për 44 vjeçarin i cili me datë 4 Nëntor vrau me armë gjahu 29 vjeçarin Elson Lala në pyjet e fshatit Fushë Sopot të Bulqizës teksa kishin dalë sëbashku për gjueti kafshësh të egra.
Mësohet se Bledian Firi ka deklaruar që vrasja e shokut të tij të gjuetisë është bërë padashje teksa të dy kishin vënë në shënjestër një kafshë të egër (derr) për ta vrarë.
Megjithatë Gjykata e Dibrës pranoi kërkesën e prokurorisë duke lënë Firin në arrest me burg.


