''Zbardhet dëshmia e djalit dhe bashkëshortes së viktim*s në Bulqizë. Nuk bindet Gjykata, i lë në burg

Aktualitet

''Zbardhet dëshmia e djalit dhe bashkëshortes së

Kanë dalë para gjykatës për masën e sigurisë nënë e bir Sadete dhe Gazmir Fiku të cilët akuzohen për vrasjen e përkatësisht (bashkëshortit dhe babait) Urim Fiku 61 vjeç, ngjarje e ndodhur në fshatin Godvi të Bulqizës.

Të dy të akuzuarit kanë mohuar ngjarjen, duke mbetur në pretendimet fillestare se është sulmuar nga ariu.

Nga informacionet e marra ato kanë deklaruar se 61 vjeçari ka ardhur në shtëpi i gjakosur pasi ishte dëmtuar dhe i shpërfytyruar nga ariu, ka hyrë në në banesë ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar veten në gjoks.

Më pas kanë deklaruar se ka qenë e shoqja ajo që ka njoftuar ambulancën. Gazmir Fiku në deklarimet e tij ka thënë se nuk ka qenë në banesë pasi ka qenë në punë në OSHE Bulqizë, gjatë kësaj kohe.

Të dy ata pretendojnë se Urim Fiku vendoste leqe për të zënë kafshë të egra(derra) në pyll. Ajo ç’ka do të hidhte dritë mbi këtë ngjarje do të jenë aktet e ekspertimit të mjekësisë ligjore të cilët pritet të vijnë nga policia shkencore.

Në përfundim të seancës gjykata vendosi arrest me burg për të dy.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion