U kap në Greqi për vr*sje të dyfishtë, Nikolin Pali kërkohej edhe nga Interpol Tirana! Arrestohet dhe partnerja 41-vjeçare

Aktualitet

U kap në Greqi për vr*sje të dyfishtë, Nikolin Pali

43-vjeçari Nikolin Pali, i arrestuar nga forcat speciale greke EKAM, pasi ishte në kërkim prej gjashtë vitesh për një vrasje të dyfishtë, rezulton të jetë i kërkuar edhe nga autoritetet shqiptare.

Sipas autoriteteve greke, Pali kërkohet nga Interpol Tirana për veprën penale të “Vjedhjes me armë”, kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë. Ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.

Gjatë operacionit në banesën e tij, policia greke ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dy granata, dy mekanizma ndezës, tri palë pranga, si dhe një leje qëndrimi të falsifikuar.

Në të njëjtin operacion është arrestuar edhe partnerja e tij, një 41-vjeçare shqiptare, e dyshuar për përkrahje të autorit të krimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion