"Pa dritare dhe pa kushte normale për të paraburgosurit"/ Avokati Ndreca ngre shqetësimin: Veliaj dyshohet se është vendosur në qeli izolimi!

Avokati Plarent Ndreca, ishte në një lidhje live me emisionin “Breaking me Jetona Koçibellin”, për të komentuar transferimin e Erion Veliajt në paraburgimin e Fierit.
Ndreca u shpreh se nuk u është vënë në dispozicion asnjë akt mbi bazën e të cilit është bërë transformimi i Veliajt.
“Fakt ky që tregon minimalisht mungesë transparence dhe maksimalisht një shkelje e rëndë të të drejtave të zotit Veliaj.
Ai ka të gjithë të drejtën ligjore dhe kushtetuese për t’u njohur me aktin mbi bazë të cilit ai transferohet, shkaqet ku është bazuar Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të bërë këtë transferim, për sa kohë që Veliaj nuk ka shprehur asnjë shqetësim dhe konsensus për këtë lloj transferimi”, tha avokati.
Teksa po intervistohej, Ndreca ishte rrugës për në burgun e Fierit, pasi kishte marrë informacione se Veliaj ishte vendosur në një qeli izolimi.
“Sipas informacioneve, rezulton se zoti Veliaj është vendosur në një qeli izolimi, pa dritare, pa kushte normale për të paraburgosurit, megjithatë nuk e konfirmoj dot dhe për këtë arsye jam nisur për të verifikuar këtë fakt.
Do përpiqem ta takoj dhe të shikoj se çfarë kushtesh i kanë vënë në dispozicion autoritetet e burgut të Fierit”, u shpreh avokati Ndreca.


