Tr*nditet bota e artit/ Humb jetën aktori i johur në moshën 34 vjecare!

Showbiz

Tr*nditet bota e artit/ Humb jetën aktori i johur në moshën 34

Aktori RJ Mitte, i njohur për rolin e Walter White Jr. në serialin e famshëm “Breaking Bad”, ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare në Teksas, raportojnë mediat amerikane.

Sipas TMZ, vdekja e tij dyshohet të ketë qenë vetëvrasje, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për rrethanat e saj janë ende në vazhdim.

images-1-1.jfif

Mitte u shfaq në 56 episode të serialit dhe ishte i njohur edhe për angazhimin e tij në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara.

image.webp

Duke jetuar vetë me paralizë cerebrale, ai përdori përvojën dhe famën e tij për të promovuar ndërgjegjësimin, përfshirjen dhe përfaqësimin më të madh të tyre në industrinë e filmit.

Përfaqësuesit e tij e kujtuan si aktor, filantrop dhe aktivist të përkushtuar, i cili bashkëpunoi me organizata bamirëse dhe mbështeti nisma përmes fondacionit “The Mitte Foundation”.

Vetëm javën e kaluar, aktori kishte folur në një podcast për ndikimin që “Breaking Bad” pati në jetën e tij dhe për marrëdhëniet e afërta që ruante me ish-kolegët e serialit.

 Ai ishte i fejuar me Kennedy Suarez, së cilës i kishte propozuar martesë vitin e kaluar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion