Arbitri “tapë” në Champions e Azisë, në pjesën e dytë zëvendësohet nga kolegu 1.

Ka Champions në Europë, por edhe Champions në Azi. Edhe pse kanë të njëjtin emër, këto dy kompeticioni janë vite larg njëjri tjetrit. Kjo, jo vetëm për diferencat teknike dhe taktike.
Një tjetër konfirmim për këtë vjen nga ndeshja e fundit e turneut aziatik mes Al Jazira të Emirateve Arabe dhe Gol Gohar të Iranit.
Protagonist në këtë sfidë ishte arbitri Hanna Hattab, i cili e kishte “shkelur me pijen” përpara se të hunte në fushë.
Pas disa veprimeve të pakuptueshme, gjithçka kapi kulmin në minutën e 32-të, kur pas një ndërhyrje të parregullt në mesfushë, arbitri, qartazi i hutuar ndëshkoi me karton të verdhë portierin e Al Jazira, i cili nuk kishte asnjë lidhje me aksionin.
Pas një ndërprerjeje që zgjati disa minuta dhe konsultimit me asistentët e tij, vendimi u anulua.
Gjatë pushimit të ndeshjes, klubi iranian kërcënoi se nuk do ta vazhdonte lojën, duke pretenduar se gjyqtari “nuk ishte në një gjendje normale” dhe duke e akuzuar se e kishin parë atë duke konsumuar alkool para fillimit të ndeshjes.
Sfida rifilloi me pjesën e dytë me arbitrin e katërt, që mori rolin e kryesorit në fushë.
Sa për kronikë, ndeshja u fitua 1-0 nga Al Jazira ku luan edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, i cili u aktivizua si zëvendësues.


