Ulen çmimet e produkteve të shportës në Shqipëri, ja ku mund t’i shihni në kohë reale

Këtë të hënë u prezantua online faqja “Pasqyra e Çmimeve” dhe nisma “Kurse”. Në faqen https://pasqyraecmimeve.al/ për pesë supermarkete të vendit (Conad, SPAR, Xhangolli, Big Market dhe Extra) do jenë të pasqyruara çmimet për 238 produkte në 13 kategori, duke u dhënë konsumatorëve mundësinë të krahasojnë çmimet dhe të zgjedhin ku të blejnë më mirë.
Ndërkohë nisma “KURSE” sjell 325 oferta me çmime të reduktuara, me një ulje mesatare prej 13,3% dhe ulje që arrijnë deri në 40%.
Ky është një bashkëpunim mes qeverisë, supermarketeve dhe furnitorëve, për të nxitur konkurrencën, për të mbrojtur konsumatorin dhe për të lehtësuar shpenzimet e përditshme të familjeve shqiptare.


