U kapën duke transportuar me automjet katër emigrantë, arrestohet turku dhe azerbajxhanasi në Shkodër

Aktualitet

U kapën duke transportuar me automjet katër emigrantë, arrestohet
Dy persona janë vënë në pranga nga policia në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit. Policia bën me dije se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata u kapën duke transportuar me automjet 4 persona nga Afganistani. Ata synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në Malin e Zi.

Gjithashtu bëhet me dije se të arrestuarit janë të huaj, një turk dhe një azerbajxhanas. Policia ka sekuestruar automjetin me të cilin po transportoheshin emigrantët.

“DVKM Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Transit 2”, goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë emigrantëve nga Vendet e Treta, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të huaj, të cilët u kapën duke transportuar me automjet 4 shtetas nga Afganistani, që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në Malin e Zi.

Sekuestrohet automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Transit 2”.

Si rezultat i operacionit, u arrestuan shtetasi azerbajxhanas M. A., 59 vjeç, dhe shtetasi turk C. D., 36 vjeç.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndaluar, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, automjetin me drejtues shtetasin C. D. dhe pasagjer shtetasin M. A. (pronar i automjetit), me të cilin po transportonin, kundrejt pagesës, 4 shtetas nga Afganistani, të cilët dyshohet se synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror me Malin e Zi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion