E kërkuan për duelin e boksit, Dua Lipa refuzon ftesën, zbulohet arsyeja

Showbiz

E kërkuan për duelin e boksit, Dua Lipa refuzon ftesën, zbulohet
Skenën e madhe e njeh edhe kur flitet për sport. Dua Lipa nuk është vetëm një këngëtare e shquar e epokës sonë, me origjinën e saj të theksuar si shqiptare e Kosovës, por edhe një ikonë që të gjithë e duan ta kenë të vetën.

Pasi këndoi në finalen e Championsit në 2018 në Kiev, mes Realit e Liverpulit, ajo u ftua që t’i jepte shkëlqim edhe duelit të famshëm të boksit, mes Tajson Fjurit dhe Entoni Xhoshuas.

Dy ish-kampionët e botës, që të dy anglezë, do të ndeshen në 11 dhjetor në atë që cilësohet si “Beteja e Britanisë”, por Dua Lipa nuk do të jenë në fushën e stadiumit “Prinsipaliti” të Kardifit.

Përse?

Këtë e sqaron një nga drejtuesit e boksit profesionist, I quajtur Turki Alalshik, që foli pikërisht për këngëtaren dhe ndeshjen, ndërsa pohoi se kishte dashur që dueli të ishte zhvilluar në “Uembli” të Londrës.

Alalshik tha se Dua Lipa nuk e pëlqen boksin dhe duket se nuk e pëlqen edhe atë si personazh, deklaratë që u quajt e habitshme dhe jo normale.

Fjuri dhe Xhoshua kanë qenë kampionë të botës dhe vetëm një ditë më parë mbajtën konferencën për shtyp e ishin ballë për ballë. Në 11 dhjetor në Kardif të Uellsit, ata do të jenë për herë të parë në ring si kundërshtarë në “Betejën e Britanisë”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion