Tym i dendur mbulon aksin Lezhë–Shkodër, zjarret në të dy anët e rrugës rrezikojnë qarkullimin

Aktualitet

1790253027-lezhshkodr-6ab518e14c6ba.jpeg

Re të dendura tymi kanë mbuluar autostradën Lezhë-Shkodër, pranë zonës së Zadrimës, si pasojë e disa vatrave zjarri që janë shfaqur në të dy anët e aksit rrugor.

Flakët dyshohet se kanë nisur nga djegia e tokave dhe mbetjeve bujqësore, ndërsa zjarri është përhapur duke iu afruar autostradës.

 Përhapja e tymit në rrugë ka krijuar vështirësi në shikueshmëri dhe është kthyer në shqetësim për drejtuesit e automjeteve që lëvizin në këtë aks.

Situata bëhet edhe më problematike për shkak të pranisë së flakëve dhe tymit në afërsi të rrugës, ndërsa kërkohet ndërhyrje për neutralizimin e vatrave të zjarrit dhe shmangien e rrezikut për përdoruesit e autostradës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion