Ndeshja e lamtumirës për Lionel Messi-n, zbulohen detajet e natës së veçantë në Argjentinë

Të martën e 6 tetorit në Argjentinë do të organizohet ndeshja e lamtumirës për Lionel Messi-n, idhullin e kombit që i dhuroi Botërorin e 2022 dhe finalen e 2026, por edhe shumë emocione të tjera. Argjentina do të luajë në stadiumin ‘Monumental’ kundër Beninit, vendit të Afrikës Perëndimore, ndërsa miqësorja është konfirmuar edhe nga FIFA.
Mediat në Argjentinë, konkretisht ‘TyC Sports’, ka zbuluar detaje të këtij organizimi që pritet të ketë vëmendje të jashtëzakonshme.
Në nder të 8 herë fituesit të ‘Topit të Artë’ do të ketë flamunj dhe banera gjigand, filmime të dedikuara për Messi-n, të ftuar special, dedikime të veçanta, por edhe një event të dedikuar për 39-vjeçarin para ndeshjes.
Pas përfundimit të miqësores Messi do të marrë mikrofonin dhe do të flasë në atë që pritet të jetë një natë shumë emocionale.
Lionel Messi ka debutuar me Argjentinën në 2005 dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ka zhvilluar 207 ndeshje ku ka shënuar 125 gola. Deri më tani e konfirmuar është se në këtë ndeshje miqësore do të jetë të gjithë futbollistët e Botërorit 2022.


