Vra'sja e Arlinda Zekajt, Kurti u jep ultimatum dy ministrive: Brenda 54 orëve dua...

Kosovë&Rajon

Vra'sja e Arlinda Zekajt, Kurti u jep ultimatum dy ministrive: Brenda 54
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë që brenda 54 orëve të dorëzojnë një raport të plotë lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt.

Deklaratën e bëri gjatë ceremonisë së inaugurimit të Njësisë Koronare në Klinikën e Kardiologjisë, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve.

Kurti theksoi se është e nevojshme të shqyrtohet funksionimi i institucioneve dhe të identifikohen mangësitë që mund të kenë ndikuar në këtë rast. Ai kërkoi që raporti të përfshijë jo vetëm rrethanat e ngjarjes, por edhe përgjegjësitë e mundshme të hallkave institucionale.

Kreu i qeverisë ngriti gjithashtu shqetësimin për rastet e tjera të dhunës ndaj grave në Kosovë, duke vënë në dukje se shumë prej tyre vazhdojnë të përballen me kërcënime edhe pas raportimit të dhunës.

Sipas tij, nevojitet një analizë më e gjerë për të kuptuar se si po trajtohen këto raste dhe ku duhet të ndërhyjnë institucionet për të garantuar sigurinë e viktimave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion