Shtyhet për më 3 nëntor seanca ndaj Veliajt, zbulohet arsyeja

Politikë

Shtyhet për më 3 nëntor seanca ndaj Veliajt, zbulohet arsyeja
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 3 nëntor procesin ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të bashkëpandehurve.

Seanca e së martës dështoi për shkak të mungesës së avokatëve të të pandehurve, në zbatim të bojkotit të nisur prej 8 shtatorit.

Në proces nuk u paraqit asnjë prej avokatëve të listës së ndihmës juridike falas, të caktuar nga gjykata në seancën e kaluar. Vetë Veliaj përmes një deklarate i bënte me dije gjykatës, se kishte dijeni për gjyqin, se donte të përfaqësohej nga avokati i tij Plarent Ndreca dhe asnjë avokat tjetër veç tij.

Ndonëse SPAK kërkoi gjobitjen e avokatëve, gjykata nuk aplikoi gjoba. Kryesuesja, Elsa Ulliri, tha se GJKKO ishte vënë në dijeni të një padie në Apelin Administrativ, ku një shoqatë avokatësh kërkon shfuqizimin e vendimit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë për bojkotin e seancave në GJKKO.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion