Cigare,parfumeri dhe veshje kontrabandë, Dogana e Kakavijës zbulon mallra të padeklaruara në autobus
Lajmifundit
/
27 October 2026, 13:39
Aktualitet

Dega Doganore Kakavije vijon kontrollet për parandalimin e rasteve të mosdeklarimit në kufi dhe goditjen e rasteve të kontrabandës.
Ditën e sotme, Strukturat e Degës së Doganës Kakavije, gjatë kontrollit të ushtruar në hyrje të territorit shqiptar, kanë konstatuar një sasi mallrash të padeklaruara në mjetin e transportit autobuz.
Pas kontrollit fizik të tij, u evidentuan sasi me cigare,parfumeri dhe veshje kontrabandë.
Dega Doganore Kakavije vijon kontrollet për zbatimin e legjislacionit doganor dhe garantimin e respektimit të detyrimeve ligjore.


