E trishtë, Arlinda Zekaj u v'ra nga kunati, i biri 12-vjeçar dërgohet në qendër sociale

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati Albert Sylaj, djali i saj 12-vjeçar është dërguar në një qendër sociale.
I mituri mbahej nga familja e ish-bashkëshortit të Zekajt, Jeton Sylajt, por pas arrestimit të këtij në lidhje me krimin, ai është marrë nga shërbimet sociale. Lajmi është konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Pejë.
Ndërkohë, për ngjarjen, vijon të jetë në kërkim Albert Sylaj, i cili dyshohet se goditi me sëpatë duke vrarë kunatën e tij.
Familja Sylaj dhe viktima kishin prej kohësh konflikte, pasi Jeton Sylaj e dhunonte 49-vjeçaren dhe nuk e lejonte të takonte djalin. Ndërkohë, Arlinda Zekaj kishte muaj që denonconte kërcënimet e ish-bashkëshortit të saj. Vetëm tre ditë para se të vritej, Prokuroria kishte ngritur aktakuzë për kanosje ndaj tij.


