Transferimi i Ergys Agasit dhe Veliajt trazon socialistët, Çuçi kërkon largimin e ministrit

Aktualitet

Transferimi i Ergys Agasit dhe Veliajt trazon socialistët,
Transferimi i Erion Veliajt në Fier ka shkaktuar përplasje brenda Partisë Socialiste. 
 
Sipas burimeve të gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, deputeti Bledi Çuçi i ka kërkuar llogari ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, për dokumentacionin që lidhet me transferimin e kryebashkiakut të Tiranës.

“Ku e ke letrën e transferimit? Duhej ta kishe marrë para se të hyje. Nëse nuk e ke, jep dorëheqjen!”, mësohet t’i ketë thënë Çuçi ministrit gjatë mbledhjes.

Çështja Veliaj ka rikthyer debatet për procedurat e transferimit, kushtet e izolimit dhe përgjegjësinë institucionale, duke nxjerrë në pah tensionet e raportuara mes grupeve brenda Partisë Socialiste.

Deri tani, nuk ka konfirmim zyrtar se PS-ja ka kërkuar si subjekt politik dorëheqjen e Toni Gogut, por Veliaj duket se po shton mbështetjen brenda grupit të PS.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion