Opozita ndez flakadanë dhe i bie bilbilit, Peleshi merr vendimin për katër deputetë demokratë

Politikë

Opozita ndez flakadanë dhe i bie bilbilit, Peleshi merr vendimin për
Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë është përfshirë nga flaka dhe kaosi gjatë mesditës së sotme, pasi deputetët e opozitës kanë përshkallëzuar protestën e tyre brenda sallës së pleneare. Situata ka degjeneruar menjëherë pas nisjes së punimeve, kur ligjvënësit opozitarë kanë ndezur flakadanë dhe kanë bllokuar plotësisht foltoren e Kuvendit, duke shoqëruar veprimin e tyre me rënien e bilbilave.

Përballë bllokimit të punimeve dhe tymit të shkaktuar nga flakadanët brenda sallës, drejtuesi i seancës, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, ka ndërmarrë masa të menjëhershme disiplinore.

Pas konsultimit me rregulloren e Kuvendit, Peleshi ka marrë vendimin për të përjashtuar nga seanca plenare katër deputetë të opozitës, konkretisht Xhelal Mziun, Bledi Himçin, Ivi Kason dhe Bledion Nallbatin.

Pavarësisht ndërhyrjes së gardës dhe masave të marra për të rikthyer rendin, situata në sallë mbetet e tensionuar, ndërsa punimet e Kuvendit po zhvillohen në kushte kaosi dhe përplasjesh të vazhdueshme mes mazhorancës dhe opozitës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion