Nëna e Erion Veliajt viziton të birin në burgun e Fierit

Politikë

Nëna e Erion Veliajt viziton të birin në burgun e Fierit
Shqiponja Veliaj, nëna e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është shfaqur mesditën e sotme në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendeve Penale në Fier. Ajo ka mbërritur në qytetin e Fierit për të zhvilluar një vizitë dhe takim zyrtar me të birin, i cili ndodhet i paraburgosur në këtë burg.

Ardhja e saj ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe opinionit publik, në një kohë kur zhvillimet rreth dosjes hetimore dhe masave të sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes politike dhe mediatike në vend.

E shoqëruar nga masa te rrepta të sigurisë dhe procedurat e përcaktuara për vizitorët në institucionet e vuajtjes së dënimit, ajo ka kaluar kontrollet e hyrjes për të takuar Erion Veliajn.

Ky takim vjen në një moment mjaft delikat për familjen Veliaj, ndërsa procesi ligjor dhe hapat e mëtejshëm të mbrojtjes ligjore për kryebashkiakun mbeten në fazën e shqyrtimit nga organet e drejtësisë. Pritet që pas përfundimit të vizitës të ketë më shumë detaje mbi qëndrimin apo gjendjen e tij brenda ambienteve të paraburgimit në Fier.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion