Berisha: Plumbat e gomës i meritojnë këta deputetë, Peleshi i heq fjalën për gjithë ditën Berishës

Politikë

Berisha: Plumbat e gomës i meritojnë këta deputetë,  Peleshi
Seanca plenare e kësaj të enjte ka nisur me tensione nga opozita, që menjëherë në nisje bllokoi foltoren. 
 
Lideri i PD-së, Sali Berisha, u ndal te protesta, duke thënë se deputetët e mazhorancës meritojnë plumbat e gomës dhe gazin lotsjellës.

Berisha: Java dhe ditët që kaluan, Tirana pa barbaritë më të mëdha ndaj të rinjve shqiptarë, barbaritë gjatë asnjë pushtimi. Në rrugët e Tiranës u thyen kocka, u çanë kafka, u përshtatën mjetet më të egra kundër të rinjve.

Këta parlamentarë që shihni këtu, janë më kriminelë se ata që thyejnë kocka dhe çajnë kafka. E meritojnë këta gazin lotsjellës, plumbat e gomës, kafkat e çara, kockat e thyera, sepse këta…

 Peleshi: Kjo është thirrje për dhunim. Ju hiqet fjala. Keni bërë thirrje për dhunë nga foltorja e Kuvendit. S’keni të drejtë fjale për gjithë ditën e sotme.

Më pas, Peleshi ndërpreu seancën pas tensioneve të krijuara nga opozita.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion