Aksidentoi dy gra dhe u largua e shpejtësi skëterrë, kapet pas disa minutash i riu në Korçë
Lajmifundit
/
29 October 2026, 11:27
Aktualitet

Është kapur i riu që u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit me dy gra në afërsi të Bankës Kombëtare në Korçë. I riu drejtonte një automjet tip BMW, të cilin e kishte marrë me qira.
Pas aksidentit, ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia kishte nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e tij. Pas kapjes, pritet që ndaj të riut të kryhen veprimet procedurale dhe të arrestohet.
Dy gratë e aksidentuara janë transportuar në spital, ku raportohet se kanë pësuar fraktura.


