Shisnin drogë afër shkollave, një i arresuar në Gjirokastër, një nën hetim (VIDEO)

Aktualitet

Shisnin drogë afër shkollave, një i arresuar në

Policia e Gjirokastrës ka finalizuar operacionin e koduar “Final Sale”, në kuadër të planit operacional “Shkolla të Pastra”.

Gjatë operacionit, pranë dy shkollave në qytetin e Gjirokastrës, u kapën me doza kanabisi dy të rinj, përkatësisht 29 dhe 22 vjeç.

Në pranga përfundoi shtetasi K. K., 29 vjeç, ndërsa 22-vjeçari O. Ç. u procedua penalisht. Të dy janë banues në Gjirokastër.

Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi një sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza, një automjet dhe dy telefona celularë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

VIDEO

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion