175 ditë protestë kundër Ramës/ Studentët dhe qytetarët mobilizohen sërish, këtë herë para Ministrisë së Arsimit
Lajmifundit
/
21 November 2026, 14:34
Aktualitet

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar ka nisur protesta e studentëve në Tiranë.
Të rinj, qytetarë po marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit ku edhe është njoftuar organizimi i protestës.
Sot bëhen 175 ditë që qytetarët protestojnë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Ata kanë theksuar se protesta nuk do të ndalet dhe se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit është një kërkesë e panegociueshme. Ndërkohë pranë Ministrisë së Arsimit janë vendosur edhe autobotë uji.


