Lushnjë/ Thahet rezervuari i Kasharajt, tonelata peshqish të ngordhur në sipërfaqe

Rezervuari i Kasharajt në Lushnjë po përballet me një situatë të pazakontë. Për shkak se Bashkia e lushnjes do të nise investimin për rikonstruksuinin e portes dalëse te ka zbrazur ujin për të nderhyre.
Por me rënien e ndjeshme të nivelit të ujit, sipërfaqja e rezervuarit është mbuluar nga peshqit, ndërsa një pjesë e madhe e tyre po ngordhin për shkak të mungesës së ujit.
Banorët e zonës, mes baltës, po përpiqen të kapin sa më shumë peshq që te mund ti shpëtojnë.
“Po u lirohet komplet uji, që të gjendet dalja e ujit. Peshku është ngjitur me tonelata, aty ka disa lloje peshqish , ndaj duhet të ruhet”.
Banorët thonë se rënia e nivelit të ujit ka krijuar kushte të vështira për gjallesat në rezervuar. Sipas tyre, peshqit janë grumbulluar në zonat ku ka mbetur ende ujë dhe shumë prej tyre nuk po arrijnë të mbijetojnë.
“Na kanë thënë të marrim masa, po ne skemi ku ti cojmë, janë hedhur me mijëra . në kaq vite hera parë që ndodh”.
Ky rezervuar shërben për vaditjen e tokave të fshtrave të Lushnjes.


