Prej 5 muajsh shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama nga Brukseli: Reflektuam, krijuam ‘pasqyrën inteligjente’!

Politikë

-900-0-1790686112xrt-751.png

Prej pesë muajsh protestat vijojnë me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa nga Brukseli kreu i qeverisë zgjodhi të flasë për “reflektim” dhe për një “pasqyrë inteligjente” si një nga rezultatet e përballjes me protestuesit.

Rama e konsideroi pozitive daljen e qytetarëve në protestë, duke thënë se shqetësimet e tyre kanë shërbyer edhe si një moment reflektimi për qeverinë.

Sipas tij, gjatë protestave ai ka zhvilluar biseda private me protestues dhe ka takuar edhe persona që i kanë thënë se kanë qenë votues të Partisë Socialiste.

“Shumë mirë që njerëzit protestojnë. Kur protestat ishin në fillim të tyre, nuk u bënë masive sepse e gjithë Shqipëria kishte problemin e flamingove, por shqiptarët duhet përcillnin mesazhin.

Ne punuan, u angazhova me protestuesit në biseda private. Pashë atje njerëz që më thonin që ishin votuesit tanë. Dolëm nga kjo me një reflektim të terë, dhe çfarë kishte për ne.

Kuptuam se për ne kishte një serë gjërash, dhe mes të tjerash dolëm me pasqyrën tonë inteligjente. Do të kalojmë te kjo pasqyrë dhe kjo pasqyrë do të shfaqë dokumentet dhe çdo të vërtetë për këtë projekt.

Unë vij nga pala protestuese, sepse kam rrezikuar jetën për fjalën e lirë. Unë përpiqesha ti thosha vetes që ti je nga kjo anë, por ka një arsye.

E kuptoj atë që thuhet që sa herë protestuesit dalin në shesh ata kanë të drejtë dhe sa herë qeveria sulmohet e ka gabim. Si do përfundojë kjo sagë? Në mënyrën më të shkëlqyer”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT