ONE Telecommunications, me rrjetin më të mirë dhe më të sigurt në Shqipëri

Teknologji

ONE Telecommunications, me rrjetin më të mirë dhe më të

ONE Telecommunications, me rrjetin më të mirë dhe më të sigurt në Shqipëri
One Telecommunications përfundon me sukses transformimin e rrjetit në 100% Ericsson
Rrjeti i ONE është i vetmi i certifikuar si “Best in Test” për vitin 2021, në përvojën e klientit.

One Telecommunications pjesë e iniciatives “Rrjet i pastër” nga SHBA

Kompania ONE përmbylli fazën e dytë dhe të fundit të modernizimit të rrjetit, duke e transformuar teknologjinë e saj krejtësisht në Ericsson. Modernizimi i rrjetit nisi vitin e kaluar, me një investim 92 milion Euro. Skuadra teknike e One dhe Ericsson kanë punuar intensivisht për të sjellë për abonentët rrjetin më të mirë në Shqipëri. Megjithë kushtet e vështira shkaktuar nga pandemia, u arrit që optimizimi i rrjetit të përfundojë brenda të gjitha afateve të caktuara. Ky proces ishte unik për përvojën teknike si edhe për llojin e teknologjisë që u implementua. Ericsson ka rritur potencialin e rrjetit të One Telecommunications në nivelin Gigabit LTE duke i hapur rrugën rrjetit 5G, përmes pajisjeve më të fundit të Sistemeve Radio dhe sistemeve qendrore të rrjetit.

Modernizimi i gjithë rrjetit të antenave është investimi më i madh i bërë në vend, në industrinë e telekomunikacionit, duke e bërë ONE kompaninë që garanton:

Shpejtësi të lartë shkarkimi 4G+ deri në 1.2Gbps
Mbulim për 98.5% të popullsisë
7x mbulim më të mirë në ambjente të brendshme
Cilësi dhe shpejtësi e zërit VoLTE, kudo
Rrjet më të sigurt
Si rezultat i përmirësimeve të rrjetit, One Telecommunications u certifikua si “Best in Test” për 2021, nga nga lideri ndërkombëtar i testimeve Umlaut.

Një prej tipareve kryesore të rrjetit ONE është siguria. Një vit më parë, ONE iu bashkua iniciativës së rrjeteve të pastra, duke u angazhuar të përdorë pajisje kontrolli dhe kompjuterike apo ruajtjeje të të dhënave vetëm nga kompani të sigurta teknologjikisht. Ky vendim bëri që Shtetet e Bashkuara ta vendosnin Shqipërinë në hartën e vendeve me rrjet të besuar . One Telecommunications është cilësuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit si “Kompani e Pastër” në kuadër të nismës “Rrjeti i Pastër”, duke i dhënë Shqipërisë statusin e vendit të parë në rajon që i bashkohet kesaj nisme.

Nisma “Rrjet i Pastër” është një përpjekje gjithpërfshirëse për të vendosur standarte të pranuara ndërkombëtarisht për një internet të sigurt global dhe mbrojtjen e transmetimit të thirrjeve dhe të të dhënave përmes rrjeteve të komunikimit.

ME TE LEXUARAT