Të prekur nga gazi lotsjellës, qytetarët transportohen me ambulancë, policia bën gati...

Aktualitet

Të prekur nga gazi lotsjellës, qytetarët transportohen me
Është tensionuar situata jashtë Parlamentit teksa mësohet se është hedhur spraj me piper në drejtim të protestuesve pasi kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë. Mesohet se është bërë gati dhe autoboti me ujë i policisë për të shpërndarë turmën e qytetarëve.

Disa prej protestuesve janë shoqëruar për ndihmë të parë mjekësore në spital me autoambulanca pasi disa kanë patur probleme nga përdorimi i sprajit djegës nga ana e policisë. Por edhe disa prej efektivëve kanë pësuar lëndime të lehta pasi janë qëlluar me shishe dhe mjete të tjera.

Qytetarët shihen të vendosur të qëndrojnë dhe të protestojnë, ku mes tyre ka edhe pjesëmarrje të disa bashkive që preken nga reforma e re teritoriale e propozuar nga PS./ad
Share.

ME TE LEXUARAT