Rriten ndjeshëm tarifat për studentët e huaj në SHBA, ndryshime në bazë të gjinisë

Bota

Rriten ndjeshëm tarifat për studentët e huaj në SHBA,
Departamenti i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara ka propozuar që studentët ndërkombëtarë të paguajnë të paktën 70,000 dollarë tarifa trajnimi nëse dëshirojnë të punojnë në vend.

Sipas këtij propozimi, studentët jo-emigrantë me viza F-1 do të duhet të paguajnë 70,000 dollarë në një institucion të certifikuar për trajnim në vendin e punës, i njohur si Trajnim Praktik Opsional, dhe 30,000 dollarë për çdo trajnim shtesë pune.

Departamenti i Sigurisë deklaroi se rregullat e reja synojnë “të luftojnë mashtrimin, të forcojnë integritetin e sistemit të imigracionit dhe të mbrojnë punonjësit amerikanë”.

Në kuadër të sistemit, studentët e huaj mund të angazhohen në trajnime pune deri në 20 orë në javë gjatë periudhës së studimeve, si dhe për një kohë të kufizuar pas diplomimit, me një leje shtesë për ata që kanë diploma në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. Aktualisht, ata që regjistrohen pritet të paguajnë rreth 500 dollarë.

Programet e tilla të trajnimit shpesh shërbejnë si urë lidhëse për studentët që kërkojnë punë përmes vizave H-1B, të cilat administrata Trump gjithashtu i ka vënë në shënjestër duke rritur tarifat.

Për dekada me radhë, programi H-1B u ka mundësuar inxhinierëve dhe shkencëtarëve të rinj nga e gjithë bota veçanërisht nga India dhe Kina që t’i shndërrojnë vitet e studimit në universitetet amerikane në punë me paga të larta dhe në një rrugë drejt qëndrimit të përhershëm në Shtetet e Bashkuara.

Kompanitë kryesore amerikane të teknologjisë janë mbështetur shumë te këta punonjës për të plotësuar pozicionet që kërkojnë kualifikime të larta.

 


 

ME TE LEXUARAT