Pas pafajësisë për pastrim parash, Erzen Breçani viziton varrin e nënës dhe vëllait: Drejtësia u vu në vend

Aktualitet

Pas pafajësisë për pastrim parash, Erzen Breçani viziton
Ish-drejtuesi i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, ka bërë një reagim në rrjetet sociale, pasi Gjykata e Tiranës e shpalli të pafajshëm për akuzat e pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Në reagimin e tij, Breçani shprehet se së bashku me babanë e tij, kanë shkuar pranë varrezave ku prehen nëna dhe vëllai i tij.

“Miq te dashur, sot pas fjales se drejtesise une dhe babai im shkuam aty ku prehen nena dhe vellai im i dashur qe me iken brenda nje viti. Dhe sot do deshironim te ishin prane nesh e te gezonin per drejtesin qe u vu ne vend.

Ju falenderoj te gjitheve per telefonatat e mesazhet e shumta per mbeshtetjen dhe perkrahjen qe treguat gjate ketyre 3 viteve perballje”, shkruan Breçani në postimin e tij.

Breçani akuzohej për pastrim parash me HEC-et në Valbonë, si pjesë e grupit të Ervin Matës në trafikimin e kokainës, ku ishte përfshirë i biri, Eralbi Breçani.

Çështja ndaj Breçanit kaloi për shqyrtim në Gjykatën e Tiranës pasi Gjykata e Posaçme (GJKKO) shpalli moskompetencën për gjykimin e saj. Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit akuzohej për pastrim të produkteve të veprës penale në bashkëpunim dhe përkrahje të autorit të krimit, akuza të cilat ai i ka kundërshtuar.  Me vendimin e pafajësisë, Gjykata Penale e Tiranës ka përfunduar shqyrtimin e çështjes ndaj tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion