Zbuloni stadiumet ku do të luhet Evropiani i Futbollit!

Sport

Zbuloni stadiumet ku do të luhet Evropiani i Futbollit!

Më pak se dy muaj nga nisja e Euro 2020, UEFA ka zyrtarizuar vendet që do të mirëpresin finalet e Kampionatit Evropian, që si asnjëherë më parë do të shtrihet në 12 qytete të ndryshme.

Kushti kryesor i UEFA-s ishte prania e tifozëve në stadium dhe për këtë arsye dy prej qyteteve të përzgjedhura u tërhoqën, pasi nuk mundën të garantojnë diçka të tillë prej masave të pandemisë.

Bilbao dhe Dublini kanë hequr dorë nga organizimi dhe vendin e tyre do ta marrin Sevija (Spanjë), që ka një situatë nën kontroll sa i përket Covid-19 si dhe Shën Peterburgu, në Rusi.

Zbuloni stadiumet ku do të luhet Evropiani i Futbollit!

Ndeshjet në Sevija do të luhen në La Kartuha, stadiumin me kapacitet prej 60 mijë vendesh ku këtë sezon u zhvilluan finalja e Kupës së Mbretit dhe Superkupa e Spanjës.

Mynihu u konfrimua gjithashtu në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, pasi ishte në dyshim të vazhdueshëm nëse do të merrte dritën jeshile nga rajoni për lejimin e spektatorëve.

Euro 2020 do të shpërndahet në Romë, Kopenhagen, Bukuresht, Budapest, Amsterdam, Gllasgou, Baku, Londër Shën Pjetërburgu, Sevija dhe Mynihu. Secili prej vendeve do të presë 3 ndeshje në fazën e grupeve, një ndeshje të fazës me elimim direkt, ndërkohë që Londra do të mirëpresë gjysmëfinalet dhe finalen e madhe./A2CNN

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion