“Nuk jam e pafytyrë”, Antonela 'shpërthen' ndaj Atdheut: I dola Shqipërisë kundër për ty

Showbiz

“Nuk jam e pafytyrë”, Antonela 'shpërthen' ndaj

Pasi Antonela braktisi takimin me Atdheun, ai e ndoqi nga pas megjithëse theksonte se nuk donte t’i jepte llogari. Ajo u shpreh se veprime të tilla me fshirjen e mesazheve i ka bërë edhe kur po shkonin për të bërë takim.

Antonela: Nuk kishte emër, vetëm një zemër. Nuk jam unë këtu për tallje, ma hiqni këtë dritë ju lutem dhe më coni në shtëpi.

Atdheu: Hajde mos bëj kështu.

Antonela: A do ikim apo të thërras taksi?

Atdheu: Do ta lësh takimin këtu?

Antonela: Po.

Atdheu: Nuk jap llogari.

Antonela: Llogari do japësh përderisa vjen këtu në takim se nuk jam e pafytyrë si ti. Pse thua nuk të jap llogari? Përderisa je në takim me mua, do japësh.

Atdheu: Unë jam duke prit të haj.

Antonela: Atë të hash aty në pjatë meqë ishte kaq e rëndësishme. Jam lodhur në emision, njëri më ofendon, tjetri më nxjerr sikur bëj aktoren, këtij i vijnë mesazhe, nuk e di. Më zhgënjen se unë dal negative gjithmonë aty. Isha duke parë dhe puntatën, pjesën e Blerimit që më ka ofenduar dhe jam akoma e prekur për atë gjë. Këtu nuk pashë as emër, veç një zemër.

Dhe në makinë kur erdhëm, vetëm i fshin mesazhet. Edhe në studio kur më ka ofenduar Blerimi nuk ka thënë asnjë fjalë. I kam dalë kundër të gjithë Shqipërisë për të dhe ma shpërblen kështu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion