U shpall më i miri, Rodri “tradhton” të dashurën nga emocionet: Do të fle me “Topin e Artë”

Sport

U shpall më i miri, Rodri “tradhton” të dashurën nga

Rodri ka fituar “Topin e Artë” për vitin 2024. Mesfushori i Manchester City-t shkëlqeu si me klubin anglez, por ajo ç’ka i “vuri kapak” fitimit të këtij trofeu ishte padyshim shpallja kampion me Spanjën në Europianin e këtij viti.

Pas fitimit të këtij çmimi presitigjioz ka folur dhe vetë protagonisti. Mes shumë fjalëve të thëna, Rodri ka “tradhtuar” dhe të dashurën nga emocionet duke u shprehur se sontë do të flejë me “Topin e Artë”.“

Një natë e pabesueshme për mua sonte. Sot kam shumë gjëra për të falënderuar, shumë njerëz dhe para së gjithash falenderoj UEFA-n dhe France Football për këtë çmim. Falenderoj të gjithë ata që më votuan. Falenderoj skuadrën e City-t dhe Spanjësn pasi futbolli është një ekip kolektiv. Falenderoj të dashurën time që sot festojmë përvjetorin e 8-të, por sonte do të fle me “Topin e Artë”, është shprehur Rodri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion