“Sytë” nga Zyrihu, Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët që do kenë në play off

Sport

“Sytë” nga Zyrihu, Shqipëria dhe Kosova mësojnë

Sytë e gjithë shqiptarëve do të jenë sot nga Zyrihu, aty ku po të hidhet shorti i fazës play off të Botërorit 2026.

Shqipëria është e vendosur në vazon e tretë, së bashku me Kosovën, të cilat shmangin një ndeshje me njëra-tjetrën. Pjesë e kësaj vazoje janë gjithashtu edhe Irlanda me Bosnje & Hercegovinën.

Dy ekipet shqiptare do të ndeshen me një nga përfaqësueset e vazosë numër 2, në të cilat bëjnë pjesë: Polonia, Uellsi, Rep. Çeke dhe Sllovakia.

Në rast triumfi, atëherë do të luhet finalja me një prej fituesve të një çifti tjetër të përcaktuar nga dy vazot e tjera, 1 dhe 4.

Shqipëria dhe Kosova do të duhet që ndeshjen e parë ta luajnë jashtë fushe, ndërsa një tjetër short do të përcaktojë se cilat shtete do të presin finalet.

Sfidat gjysmëfinale do të luhen të enjten e 26 marsit, ndërsa finalet pesë ditë më vonë.

Gjithashtu, FIFA duket se ka vendosur sa i përket përfaqësueseve që do të vijnë nga play off-i, se të gjitha ato që do të kualifikohen do të vendosen në vazon e katërt të fazës finale të Botërorit 2026, me shortin që do të hidhet më 5 dhjetor.

VAZOT:

VAZO 1: Itali, Danimarkë, Turqi, Ukrainë

VAZO 2: Poloni, Uells, Republika Çeke, Sllovaki

VAZO 3: Shqipëri, Kosovë, Irlandë, Bosnje & Hercegovinë

VAZO 4: Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlandë e Veriut

Rregulli për gjysmëfinalen:

Vazo e parë vs Vazo e katërt; Vazo e dytë vs Vazo e tretë

PJESA TJETËR

GJYSMËFINALE

Bolivia, Xhamajka, Nju Kaledonia, Surinejm

DY EKIPET E NJOHURA PËR FINALEN

Republika Demokratike e Kongos, Irak

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion