Si babai ashtu edhe e bija, vajza e legjendës Del Piero shënon dy gola për të rejat e Juventusit

Sport

Si babai ashtu edhe e bija, vajza e legjendës Del Piero shënon dy gola

Alessandro Del Piero e festoi 51-vjetorin në mënyrën më të veçantë dhe sportive të mundshme: duke ndjekur nga tribunat paraqitjen e vajzës së tij, Dorotea Del Piero, me ekipin e vajzave U17 të Juventusit.

Ish-kapiteni legjendar i “Zonjës së Vjetër” u pa në mëngjesin e djeshëm në fushën “Valentino Mazzola” në Trofarello, ku skuadra e vajzave U17 të Juves zhvilloi një miqësore kundër ekipit U15 të Trofarellos. Edhe pse përpiqej të qëndronte i padukshëm me një kapuç, prania e tij nuk kaloi pa u vënë re nga tifozët dhe stafi vendas.

Dorotea, e cila mban fanellën me numrin 7, ishte protagonistja absolute e takimit të fituar 1-7 nga vajzat bardhezi. Ajo shënoi dy gola: i pari pas një kombinimi të bukur që u finalizua me një goditje diagonale drejt shtyllës së largët, ndërsa i dyti erdhi pas një gabimi të mbrojtjes kundërshtare që 17-vjeçarja e shfrytëzoi me zgjuarsi.

Në fund të ndeshjes, Del Piero përshëndeti tifozët dhe pranoi urimet për ditëlindjen me buzëqeshje, duke bërë që dita e tij të kishte edhe më shumë kuptim falë paraqitjes së shkëlqyer të vajzës.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion