"Ndjesë për këtë gabim"! Redaktimi i fjalimit për ngjarjen e 6 janarit 2021, BBC i kërkon falje Trump: Montazhi dha përshtypjen e një...

Bota

"Ndjesë për këtë gabim"! Redaktimi i fjalimit

BCC ka publikuar sot një letër zyrtare ku kërkon falje për editimin e një fjalimi të Donald Trump në emisionin “Panorama”. Në letrën drejtuar Komisionit Parlamentar për Kulturë, Media dhe Sport, kryetari i BBC-së Samir Shah pranoi se do të kishte qenë më mirë të ishin marrë masa më zyrtare pas zbulimit të montazhit të fjalimit të Trump-it të 6 janarit 2021.

Montazhi i bërë nga BBC-ja bashkoi copëza të fjalimit të Trump, duke krijuar përshtypjen se ish-presidenti po bënte thirrje të drejtpërdrejta për veprime të dhunshme. Programi, i cili u transmetua bashkoi dy pjesë të ndryshme të fjalimit të Trump dhe e bëri atë të dukej si një seksion i vetëm i vazhdueshëm.

Megjithatë, dy seksionet që u redaktuan së bashku kishin një distancë prej më shumë se 50 minutash nga njëra-tjetra. Gjithashtu konfirmon se, menjëherë pas këtyre fragmenteve, programi tregoi një klip të një grupi të ekstremit të djathtë Proud Boys që marshonte drejt Kapitolit. Megjithatë, këto pamje u filmuan përpara se Trump të fillonte fjalimin e tij.

“Si pasojë, kjo dha përshtypjen se Presidenti Trump kishte bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për veprime të dhunshme. BBC dëshiron të kërkojë falje për atë gabim gjykimi”, thotë BBC.

Ky editim u zbulua përmes një shënimi zyrtar të rrjedhur nga Michael Prescott, ish-gazetar dhe këshilltar i pavarur i Këshillit të Standardeve Editoriale të BBC-së. Tim Davie, drejtor i përgjithshëm i BBC-së, dhe Deborah Turness, drejtoreshë e BBC News, dhanë dorëheqjen. Më pas, Trump i quajti ata në Truth Social si njerëz jashtëzakonisht të pandershëm që u përpoqën të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale.

“Që nga publikimi i shënimit zyrtar të Prescott-it, kemi marrë mbi 500 ankesa. Çështja po trajtohet sipas procedurave standarde. Përfundimi ynë është se montazhi dha përshtypjen e një thirrjeje të drejtpërdrejtë për dhunë. BBC kërkon ndjesë për këtë gabim gjykimi,” tha Shah.

BBC pranoi gabimin dhe premtoi përmirësim të proceseve editoriale. Hetimi i brendshëm vazhdon, por skandali ka ngritur pyetje të mëdha për besueshmërinë dhe neutralitetin e mediave publike britanike.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion