Refuzon 40 milionë euro në sezon nga PSG, Mbappe ka vetëm një dëshirë

Sport

Refuzon 40 milionë euro në sezon nga PSG, Mbappe ka vetëm

PSG po bën maksimumin për të bindur yllin e ekipit, Kylian Mbappe të rinovojë kontratën, e cila përfundon në fund të sezonit të ardhshëm. Ai duhet të vendosë për të ardhmen e tij para merkatos së verës.

Klubi i ka bërë disa oferta dhe e fundit mësohet të jetë plot 40 milionë euro në sezon, pagë më e lartë se Neymar e Ronaldo. Deportes Cuatro raporton se francezi e ka refuzuar këtë ofertë, që do e bënte sulmuesin futbollistin e dytë më të paguar në glob, pas Messit.

Mesa duket për Mbappe nuk është çështje parash. Ai ka vetëm një dëshirë në mendjen e tij dhe dëhiron ta përmbushë sa më shpejt: Të transferohet te Real Madrid. Kjo verë pritet të jetë shumë e nxehtë për tifozët e “Los Blancos”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion