3 dekada në Kuvend, cilët janë deputetët “e përjetshëm” që ende kërkojnë mandat?

Aktualitet

3 dekada në Kuvend, cilët janë deputetët “e

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi është politikani aktiv me më shumë mandate deputeti se kushdo tjetër në Shqipëri që prej gati 30 vitesh. Ai ka qenë 8 herë deputet i Partisë Socialiste dhe aktualisht garon ne qarkun e Fierit për një tjetër legjislaturë.

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha është zgjedhur 8 herë deputet në Kuvend. Edhe këtë 25 prill është kandidat në qarkun e Tiranës. Ai ka më pak vite aktivitet si deputet krahasuar me Gramoz Ruçin. Pas zgjedhjeve të vitit 1992, lideri i demokratëve u bë President i Republikës. Zgjedhjet e parakohshme të vitit 1997, e rikthyen deputet në Kuvend. Ndërsa në legjislaturën e fundit nuk e çoi mandatin deri në fund për shkak të djegies së tij në vitin 2019.

Ish-kryeministri Pandeli Majko, dhe deputetet Musa Ulqini, Tritan Shehu, Erion Braçe e Vangjel Dule kanë nga 7 mandate deputetësh në parlamentin shqiptar. Prej tyre vetëm Ulqini nuk është kandidat për këto zgjedhje.

Ndërsa Majko e Dule kandidojnë në Tiranë, Braçe në Fier e Shehu në Gjirokastër. Bashkim Fino do të ishte për herë të 7 në Parlament nëse jeta nuk do t’i pritej në mes këtë fushatë zgjedhore. 6 herë në Kuvend ishin edhe Anastas Angjeli, Genc Pollo dhe Vangjel Tavo. Por prej tyre vetëm Tavo kandidon për një mandat të shtatë për LSI-në në Gjirokastër.

Blendi Klosi, Dashamir Shehi, Edi Paloka, Fatmir Mediu, Fatmir Xhafaj dhe Nard Ndoka klasifikohen gjithashtu te lista e deputetëve veteranë. Secili prej tyre ka nga pesë mandate deputeti. Ata garojnë për të gjashtin mandat; Klosi në Berat, Paloka në Durrës, Ndoka në Shkodër, ndërsa Shehi, Mediu e Xhafaj në Tiranë./A2CNN

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion