Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç takohet sot me përfaqësuesin e BE-së

Kosovë&Rajon

Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç takohet sot me

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç këtë të dielë ka udhëtuar në drejtim të Brukselit, ku pritet që të takohet përfaqësuesin special të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Mediat serbe, bëjnë me dije se me presidentin serb në Bruksel do të bisedohet për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, që po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ndërkohë Vuçiç pritet që ditën e hënë ta takohet me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe pas kësaj, Vuçiç është planifikuar të takohet me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Një takim tjetër i presidentit serb është planifikuar me Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian dhe Shefin e Diplomacisë së BE, Josep Borrell, i cili do të organizojë një drekë pune me rastin e vizitës së Presidentit Vuçiç.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion