Portieri i Kombëtares bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin dhe portretin e vajzës!
Lajmifundit
/
5 Dhjetor 2025, 08:45
Sport

Portieri i Kombëtares, Elhan Kastrati dhe bashkëshortja e tij, Laura Camplone janë bërë prindër për herë të parë.
Nëpërmjet disa fotove të postuara në rrjetet sociale, çifti ka zbuluar se vajza e tyre, e quajtur Isabel, ka ardhur në jetë.
Ata kanë postuar edhe portretin e ëmbël të vogëlushes, shoqëruar me një premtim dashurie.

“Isabel, do të të duam si në përralla, përgjithmonë.”
Laura e zbuloi shtatzëninë në korrik të këtij viti duke postuar një set fotografik nga shtatzënia, ku nuk mungoi edhe futbollisti.


