Diplomatët europianë optimist pas vizitës së Biden, do rritet bashkëpunimi me Ballkanin Perëndimor

Pjesëmarrja e Joe biden në samitin e NATO-s dhe vizita në Europë shihet si një dritë jeshile për bashkëpunimin mes dy kontinenteve. Diplomatët europianë shprehen të bindur se do rritet bashkëpunimi dhe koordinimi edhe në veprimet në Ballkanin Perëndimor.
“Ne kemi qëllimin që të forcojmë angazhimin tonë të përbashkët në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e raporteve mes tyre, dhe duke mbështetur reformat kryesore të vendeve të rajonit për integrim në BE”, thuhet në një pikë të kësaj deklarate të përbashkët.
Diplomatët evropianë, pas samitit të G7, Samiti të NATO-s dhe samitit të djeshëm deklarojnë se prej ardhjes së Bidenit në krye të Shtëpisë së Bardhë është përmirësuar dukshëm bashkëpunimi me administratën e Shteteve të Bashkuara në shumë fusha, përfshirë edhe në Ballkanin Perëndimor ku, siç thonë këta diplomat “BE-ja dhe SHBA-ja kanë interesa të përbashkëta dhe angazhohen për vlerat e njëjta.


