70 vite të martuar, të dashuruar dhe të lumtur, çifti tregon sekretin

Soft

70 vite të martuar, të dashuruar dhe të lumtur, çifti

Dashuria e vërtetë ekziston, por duhet të punosh për ta mbajtur të gjallë. Këtë tregon çifti skocez, që kanë 70 vite të martuar. Davie Hunter, 93 vjeç, dhe Margaret, 89 vjeç, më 31 mars të këtij viti, festuan 70 vjetorin e martesës. Ata treguan për mediat që janë njohur teksa punonin në një fabrikë Schweeppes në Glasgoë dhe më pas u martuan në vitin 1951 në Balornock Chapel.



Ata u shpërngulën në Cumbernauld dhe sollën në jetë dy fëmijë. Në janar 2021 u vendosën në Shtëpinë e Kujdesit Rosepark të Rilindjes në Uddingston, në mënyrë që zonja Hunter të mund të merrte mbështetje me kohë të plotë.


Në festimin e dekadës së shtatë së bashku, çifti ndau dhe sekretin e martesës së tyre të suksesshme. "Ne ende e duam njëri-tjetrin si ditën e parë që u takuam. 70 vitet së bashku kanë qenë tepër të lumtura. Davie është miku im më i mire”, u shpreh Margaret.

Stafi i azilit në të cilin ata po jetojnë i surprizoi me dhurata dhe festime. Aneta Freu, koordinatore e aktivitetit në shtëpinë e kujdesit, tha se ajo kurrë nuk kishte takuar me parë një çift kaq të mrekullueshëm.
‘’Ata gjithmonë argëtohen së bashku, qeshin e jetojnë në harmoni. Të dy janë plot karakter dhe jetë. Ata janë shembulli i përsosur i shpirtrave”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT