Përcaktohet data e ceremonisë për ‘Topin e Artë’, ja kush janë kandidatët për të fituar çmimin

Ceremonia e “Topit të Artë” do të zhvillohet më 22 shtator në Paris, në Teatrin e Chatelet, dhe do të jetë edicioni i 69-të i këtij çmimi të rëndësishëm.
Duket se këtë vit do të jetë shumë më e vështirë se zakonisht të zgjidhet një fitues, pasi askush nuk u dallua veçanërisht me paraqitjet apo arritjet e tij. Gjithashtu, këtë vit nuk pati gara të mëdha si Kampionati Botëror apo Kampionati Evropian.
Ndër kandidatët që përmenden më shpesh në publik janë Mohamed Salah, Ousmane Dembele, Lautaro Martinez, Raphinha dhe Lamine Yamal.
Dyshja e Barcelonës, Raphinha dhe Yamal, luajtën një sezon të shkëlqyer, të cilin e kurorëzuan me titullin kampion të Spanjës, ndërsa në Ligën e Kampionëve i thanë lamtumirë në gjysmëfinale, duke humbur në dy ndeshje kundër Interit. Ekipi italian drejtohet nga Lautaro Martinez, dhe ky sulmues do të ketë mundësinë të fitojë trofeun e kampionëve të Evropës.
Interi gjithashtu ka një shans për t’u shpallur kampion i Italisë, megjithëse me gjasa minimale, sepse Napoli ka avantazhin përpara xhiros së fundit. Rivali i Interit në finalen e Ligës së Kampionëve është PSG, e cila eliminoi Arsenalin.
Se kush do ta fitojë “Topin e Artë” do të mësohet më 22 shtator në Paris.


