Shkodra Elektronike "thyen" heshtjen pas përfundimit të Eurovisionit, mesazhi për fansat!

Showbiz

Shkodra Elektronike "thyen" heshtjen pas përfundimit të

Pas emocioneve të natës finale të Eurovision 2025, që u mbajt më 17 maj, përfaqësuesit e Shqipërisë, “Shkodra Elektronike”, kanë reaguar për herë të parë në rrjetet sociale.

Në një postim të publikuar në Instagram, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Lacaj ndanë një foto të performancës së tyre në finale, të shoqëruar me një mbishkrim që tërhoqi menjëherë vëmendje: “Donim të fitonim zemrat tuaja. Duket se ia dolëm. Apo jo?”

Shqipëria përfundoi në vendin e 8-të mes 26 finalistëve, me një total prej 218 pikës, 173 nga televotimi i publikut dhe 45 nga juritë profesionale.

Ndër vendet që vlerësuan maksimalisht performancën shqiptare ishte Franca, e cila i dha 12 pikët e saj të plota.

ME TE LEXUARAT