Përballje mes Paris SG dhe Manchester City, Pochetino: Kemi rival të fortë

Sport

Përballje mes Paris SG dhe Manchester City, Pochetino: Kemi rival të

Sonte do përballet Paris SG dhe Manchester City për gjysmëfinalet e Champions League. Francezët vijnë në këtë përballje me stofin e pretendentes, pasi s’kualifikuan kampionët në fuqi të Bayern Mynchen, ndërsa përballë gjejnë City-n e Guardiolës që ka mbyllur llogaritë me Premier League.

Në prag të takimit për francezët në pikëpyetje janë kapiteni Marquinho-s dhe Kylian Mbappe, ndërsa trajneri Pochetino është shprehur ‘se Manchester City është një nga klubet më të mëdhenj në botë, me trajnerin më të mirë. Do jetë një përballje më e fortë se kundër Bayern-it’.

Ndërkohë në krahun tjetër Manchester City nuk ka asnjë mungesë, ndërsa vjen në këtë gjysmëfinale pasi eliminoi Dortmund-in. Guardiola ka deklaruar se ‘skuadra e tij nuk është ende në elitën e Champions League, por padiskutim dëshiron të jetë atje’.

Sakaq të martën u luajt edhe gjysmëfinalja e parë mes Real Madrid dhe Chelsea-s, që përfundoi me shifrat 1-1. Në kryeqytetin spanjoll të parët shënuan londinezët me Pulisic, i cili realizoi një gol fantastik, ndërsa të besuarit e Zidan baraspeshuan me Benzema-n po në pjesën e parë.

Kualfikimi ka mbetur i hapur për ndeshjen e kthimit, që luhet të mërkurën e ardhshme në Stamford Bridge.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion